Kult

Murtezi -Shala dhe Pllana prezantojnë krimet serbe përmes librave

Me iniciativën e Unionit Shqiptarë në Kroaci dhe organizimin e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Kroaci, po mbahet java e Kosovës në këtë shtet me rastin e 12 vjetorit të pavarësisë.

Gjatë të tërë kësaj jave janë organizuar aktivitete të ndryshme ku janë shfaqur filma, dokumentar dhe promovime të librave e fakteve kryesisht nga lufta e fundit në Kosovë por edhe fenomenet tjera shoqërore në Kosovë. Me këtë rast u promovuan edhe librat “Unë e përdhunuara” e autores Ramize Murtezi Shala dhe “Fëmijët martirë të Kosovës” të autorit Nusret Pllana. 

Nusret Pllana dhe Ramize Murtezi Shala, promovuan librat e tyre “Fëmijët martirë të Kosovës” dhe “Unë e përdhunuara” në Zagreb,me rastin e 12 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Ngjarja u organizua nga Unioni i Shqiptarëve dhe Ambasada e Kosovës në Kroaci. Esat Çollaku kryetar i Shoqatës foli për rëndësinë e unifikimit të shqiptarëve në diasporë dhe çmoi lartë veprat e autorëve Pllana dhe Murtezi-Shala, shkruan RTK.

Ambasadori Gëzim Kasapolli dhe deputetja shaiptare ne parlamentin kroat Ermina Lekaj Perlaskaj folën për efektet e organizmeve të tilla në Kroaci. 

Nusret Pllana ishte mjaft kritik ndaj institucioneve kosovare që sipas tij nuk po bëjnë asgjë për të mbajtur gjallë kujtesën rreth asaj që ka ndodhur gjatë luftës në Kosovë.
Ramize Murtezi Shala potencoi rëndësinë e integrimit të grave, burrave dhe fëmijëve të përdhunuar gjatë luftës në Kosovë nga ushtria dhe policia serbe. 

Pjesëmarrësit shtruan shumë pyetje autorëve të librave. Ndërsa Kryetari i Lidhjes së Shqiptarëve në Botë, Simon Kuzhnini falenderoi autorët e librave dhe unionin e shqiptarëve në Kroaci për punët të cilat po i bëjnë për kombin.