US Senator Chris Murphy, Democrat from Connecticut, speaks during a press conference following a vote in the US House on ending US military involvement in the war in Yemen, on Capitol Hill in Washington, DC, April 4, 2019. (Photo by SAUL LOEB / AFP) (Photo credit should read SAUL LOEB/AFP via Getty Images)

Lajme

Murphy: Kosova dhe Serbia të jenë krenare për marrëveshjen e Ohrit, Asociacioni duhet të formohet

By GAZETA SCANNER 1

May 25, 2023

Senatori amerikan, Chris Murphy, tha sot në Beograd se Serbia dhe Kosova duhet të jenë krenare për Marrëveshjen e Ohrit dhe se mënyra më e mirë për zgjidhjen e të gjitha problemeve është zbatimi i saj konsekuent.

Murphy në konferencën për media ka thënë se gjatë vizitës së tij në Prishtinë ka thënë qartë se është e nevojshme të përmbushen obligimet e marra 10 vjet më parë dhe se është e mundur të formohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe në përputhje me kushtetutën e Kosovës, por shtoi se edhe Serbia duhet të bëjë pjesën e saj, shkruan GazetaBlic.

Ai shtoi se ka vizituar Prishtinën dhe tani Beogradin për të dërguar porosi për rëndësinë e zbatimit urgjent të marrëveshjes.

Duke folur për Asociacionin, senatori tha se nuk është ai që mund të flasë për afatet për formimin e saj dhe u bëri thirrje të dyja palëve, Beogradit dhe Prishtinës, që të zbatojnë pjesën e tyre të marrëveshjes