Sport

Muriqi shënon gol në humbjen e thellë të Mallorcas

By GAZETA SCANNER 1

September 23, 2023

Vedat Muriqi e ka shënuar golin e dytë të edicionit në ndeshjen e dytë rresht për skuadrën e Mallorcas në La Ligën spanjolle.

Por, sulmuesi i Kosovës me Mallorcan të shtunën gjatë ditës, pësuan humbje të thellë nga Girona, me rezultatin 5:3. Ndeshja i takoi xhiros së gjashtë të La Ligas.

Muriqi realizoi nga penalltia në minutën e katërt. Më pas, vendësit realizuan katër gola në pjesën e parë dhe një në të dytën, kurse krejt në fundin e ndeshjes, mysafirët shënuan edhe dy gola tjerë për rezultatin final. Muriqi luajti deri në minutën e 78-të. Mallorca në gjashtë ndeshje ka pesë pikë. Girona ka 16-të pikë dhe është lartë në tabelë.