Sport

Muriqi provon 5 herë, nuk e gjen dot golin kundër Sevillas

By GAZETA SCANNER 1

August 27, 2024

Ka përfunduar pa gola dueli i xhiros së tretë në La Liga, ndërmjet Mallorcas dhe Sevillas.

Reprezentuesi kosovar, Vedat Muriqi, pavarësisht se tentoi plot pesë herë për ta mposhtur portierin Nyland, nuk arriti ta bëj një gjë të tillë.

Ndeshja ishte krejtësisht e barabartë, pasi të dyja skudrat kishin rastet e tyre, por që në fund kjo përballje u mbyll me shifrat me të cilat edhe nisi.

E vetmja shenjë që mbeti nga ky ballafaqim, është kartoni i kuq për futbollistin mysafir, Saul Niguez.

Të dyja këto ekipe kanë nga dy barazime e nga një humbje, duke mos e shijuar ende fitoren në edicionin e ri 2024/25.

Në ndeshjen e radhës, Muriqi me shokë udhëtojnë te Leganes, kurse Sevilla e pret Gironan.