Vedat Muriqi është shprehur i zhgënjyer me paraqitjen e kombëtares së Kosovës sonte.
Sulmuesi kosovar ka thënë se skuadra dështoi totalisht në krijimin e rasteve për gol.
Por, ai thërret që të mbahet koka lart dhe të shkohet për fitore ndaj Irlandës Veriore.
“Kemi çaluar në krijimin e rasteve siç jemi mësuar në ‘Fadil Vokrri’. Sot kemi dështuar totalisht në krijimin e aksioneve. Ata (Greqia) me gjysmë aksioni shënuan gol. Nuk shkonte dhe nuk arritëm të krijojmë. Nuk kishte rast 100% për gol. Thash edhe më herët që nuk kemi kohë të mërzitemi pasi pas 4 ditëve kemi ndeshje më të rëndësishme sesa kjo, pasi pas humbjes rritet rëndësia. Nëse fitojmë atje është në rregull”, tha Muriqi.
“Faktikisht jemi në një sport ku asgjë nuk i dihet. Ne kur fillojmë kampionatin, çdo kush vjen për fitore. Ashtu edhe ne. Besoj kemi grup të mirë por ndonjëherë nuk jemi në formën e duhur në momentin e duhur dhe pastaj kur pësojmë është vështirë të kthehemi. Por, nuk mund ‘ti kthejmë gjërat prapa. Duhet ta mbajmë kokën lartë dhe të vazhdojmë.