Botë

Murgu budist në meditim, shpëtohet nga shpella e përmbytur pas katër ditësh

Skuadrat e shpëtimit në Tailandë kanë çliruar një murg budist nga një shpellë e përmbytur, katër ditë pasi ai kishte hyrë në të për meditimin e thellë.

Murgu në pelegrinazhin e tij, kishte hyrë në shpellën tailandeze në Phitsanulok prej të shtunës, por shira të stuhishëm nisën në zonë të dielën duke rritur nivelet e ujërave e duke shkaktuar përmbytjen e shpellës.

Një grup prej 17 zhytësash ndihmuan në shpëtimin e murgut të mërkurën.

Murgu 46 vjeçar Phra Ajarn Manas, bën pelegrinazhin e tij në shpellën Phra Sai Ngam çdo vit “për të medituar”, por kur ai nuk u kthye pas shirave të ashpër, rezidentët njoftuan autoritetet.

Ata ishin të shqetësuar pasi murgu mund të ishte “i ezauruar ose pa ndjenja pasi nuk kishte ushqim me vete”.

Në pamjet e postuara nga grupet e shpëtimit, shihej murgut të cilit i ishte vendosur një maskë zhytjeje për të kryer notimin nënujor prej 12 metra të daljes.

Incidenti ka ngjashmëri me tmerrin e vitit 2018 të skuadrës së të rinjve tailandezë të futbollit, që u bllokuan në një shpellë pas ngritjes së papritur të niveleve të ujit.

Edhe në atë rast, një grup zhytësash të ushtrisë arritën t’i shpëtonin djemtë dhe trajnerin e tyre. /TCh/