EkonomiLajme

Murati: U realizua pagesa e pensioneve me shtesa, 69 milionë euro për 295 mijë përfitues

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka deklaruar se sot është realizuar pagesa e pensioneve me shtesën e aprovuar nga Qeveria e Kosovës.

Ministri Murati theksoi se 69 milionë euro për 295 mijë përfitues është pagesa më e madhe që është realizuar ndonjëherë, transmeton lajmi.net.

Ky vendim i Qeverisë së Kosovës për ndarjen e këtyre mjeteve ishte kritikuar nga partitë opozitare, për shkak se vendimi ishte marrë disa javë para balotazhit të 14 nëntorit.