Lajme

Murati thotë do ta përjetojmë bashkimin kombëtar

By GAZETA SCANNER 1

February 28, 2024

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati po vlerëson se shqiptarët asnjëherë nuk kanë qenë më mirë që të punojnë drejt bashkimit kombëtar.

Murati ka thënë bashkimi mund të realizohet, por vetëm pasi Kosova të ketë zgjidhur konfliktet me Serbinë dhe kur të ketë përfunduar plotësisht procesin e shtetndërtimit.

Për Muratin, kur të jetë koha është çështje e vullnetit të palëve se a duhet që bashkimi të ndodhë nën një Konfederatë, Federatë, Asociacion apo Republikë Unitare.

“Nëse do ta kemi shëndetin e mirë të gjithë ne këtu, së paku bashkimin e Kosovë dhe Shqipërisë do ta përjetojmë. Një shtet i cili mund të jetë, Konfederatë, Federatë, Asociacion apo Republikë Unitare, është çështje e vullnetit. Por sigurisht që kjo nuk zgjidhet kur të duash, kërkon kontekst të caktuar, nuk zgjidhet në konflikt me Bashkësinë Ndërkombëtare dhe zgjidhet mbi të gjitha duke i zgjidhur konfliktet me Serbinë. Pa e kryer procesin e shtetformimit , plotësimit të sovranitet të saj, kjo nuk mund të realizohet. Por deri në atë kohë ne duhet të jemi serioz. Ne si shqiptarë asnjëherë nuk kemi qenë më mirë që të punojmë edhe drejt bashkimit”, është shprehur ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë 1.