Ballina

Murati: Të krijohet një Asamble parlamentare e përbashkët si hap drejt krijimit të mekanizmave të përbashkët integrues

By GAZETA SCANNER 1

November 26, 2022

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se Si hap i parë drejt zhvillimit të mekanizmave të përbashkët integrues, seanca e parë e përbashkët e dy kuvendeve tona për Ditën e Flamurit do të duhej të konkretizohej me krijimin e një Asambleje Parlamentare të përbashkët.

Murati po ashtu tha se vetëm vendosja e këtyre mekanizmave të përbashkët e bën realitet integrimin, duke i shërbyer qytetarëve dhe duke e bërë bashkimin eventual më të thjeshtë dhe më të natyrshëm.