Lajme

Murati takon shefin e Misionit të FMN-së për Kosovën, folën për projektet dhe programeve aktuale

By GAZETA SCANNER 1

October 24, 2024

Gjatë qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati është takuar me Shefin e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Kosovën, David Amaglobeli.

Në komunikatën për media thuhet se Murati përgjatë takimit ka prezantuar nga indikatorët ekonomikë dhe progresin që ka arritur Kosova, siç thuhet, duke përmendur edhe nivelin e ulët të borxhit publik.

Tutje, në komunikatë thuhet se palët kanë vijuar diskutimet rreth projekteve dhe programeve aktuale.

“Nga ana e tij, Amaglobeli përgëzoi Kosovën për performancën e mirë makroekonomike, që reflektohet me rritje të ekonomisë përtej parashikimeve fillestare, dhe me shkallë inflacioni të ulët, e cila në shtator shënoi 0.4%”.

“Palët vijuan diskutimet rreth projekteve dhe programeve aktuale, siç janë: Stand-By Arrangement (SBA) dhe Resilience and Sustainability Facility (RSF) me Fondin Monetar Ndërkombëtar si dhe përmbushjen e rekomandimeve që derivojnë nga këto programe. Palët vijuan takimin duke diskutuar mundësitë për të vazhduar bashkëpunimin edhe në të ardhmen”, thuhet tutje në komunikatë.