Lajme

Murati sërish tenton të largojë vëmendjen nga raporti me shpenzimet milionëshe, merret me qeverisjet e kaluara

By GAZETA SCANNER 1

November 02, 2024

Ministri i Financave, Hekuran Murati sërish është marrë me rritjen e pagave në Qeveritë e kaluara, ku kësaj radhe ka përmendur rritjen e pagave në qeverisjen e Ramush Haradinaj, ku në atë kohë ministër i Financave ishte Bedri Hamza.

Murati ka thënë se në atë rritja e pagave ishte bërë 100% për pozitat e kabinetit qeveritar, sistemin prokurorial dhe sistemin gjyqësor, duke shtuar se kjo ka ndodhur më 20 dhjetor 2017, ndërsa sipas tij disa ditë më vonë, më 12 janar 2018, ishte bërë rritja e pagave vetëm 4% për shërbyesit publikë.

Kur jemi te pagat, a e dini se sa janë rritur pagat në qeverisjen PDK-AAK-Nisma, kur Kryeministër ishte Ramush Haradinaj, dhe Ministër i Financave ishte Bedri Hamza?

Me datë 20 dhjetor 2017:

– Rritje e pagave për 100%, për të gjitha pozitat e kabinetit qeveritar, sistemin prokurorial dhe sistemin gjyqësor.

Me datë 12 janar 2018:

– Rritje e pagave për 4%, për shërbyesit publikë.” – ka shkruar Murati.

Premtimet e tyre tashmë i dini, por edhe veprimet kur ata ishin në pushtet, ua kemi parë.” – ka përfunduar ai.