Lajme

Murati: Qeveria po i mbështet bizneset në veri për hapjen e deri në 2 mijë vende të reja pune

By GAZETA SCANNER 1

August 09, 2024

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka paralajmëruar një iniciativë të re të qeverisë që synon krijimin e deri në dy mijë vende të reja pune në veri të vendit.

Murati tha se kjo do të mbështetet përmes subvencionimit të pagave për punëtorët si për bizneset e reja ashtu edhe ato ekzistuese në katër komunat në veri.

Postimi i Muratit:

“Me rivendosjen e rendit dhe ligjit në katër komunat veriore të vendit, tani po shohim dita ditës edhe hapjen e bizneseve të reja dhe shtimin e aktivitetit afarist në atë pjesë.

Qeveria po mbështetë të gjitha bizneset e reja dhe ato ekzistuese në katër komunat në veri për hapjen e deri në dymijë vende të reja pune, përmes subvencionimit të pagës për punëtorët.

Për më shumë informata, mjafton të drejtoheni tek zyrat e Agjencisë së Punësimit që tashmë gjenden edhe në hapësirat e objekteve komunale.” – tha ai.