Lajmest-slider

Murati: Po të mbaheshin zgjedhjet të dielën, LV-ja do t’i merrte 50 deputetë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati ka thënë se po të mbaheshin zgjedhjet të dielën, kjo lëvizje do t’i merrte 50 deputetë, me mundësinë reale që të formonte Qeverinë e re.

“Po të mbaheshin zgjedhjet këtë të dielë, Lëvizja Vetëvendosje! do t’i merrte rrafsh 50 deputetë, me mundësinë reale që të formonte Qeverinë fikall e vetme”.

“Megjithatë, për të mos humbur kohë me zgjedhje të reja, jemi të gatshëm të ndajmë përgjegjësitë qeverisëse përgjysmë me LDK-në. Por edhe pritja ka një kufi!”, ka shkruar Murati në llogarinë e vet në “Facebook”.