Analistja Afërdita Maliqi theksoi se Albin Kurti nuk duhej të kishte munguar kur shefi i CIA-s William Burns vizitoi Kosovën. Në një intervistë për “Ora e fundit” me gazetarin Emilian Islami, analistja Maliqi theksoi se kryeministri i Kosovës duhet ta marrë seriozisht vizitën e drejtuesit të CIA-s.
“Nuk është se ka pasur diçka për media për shkak se institucionet e sigurisë janë më të mbyllura dhe nuk dhanë informacione për media por supozohet se është vetë vizita e njeriut të parë të CIA-s jep një mesazh që ai do që siguria dhe paqja në Kosovë të jenë parësore dhe të mos ketë problem se çfarë po mendohet se mund të ketë në veri. Ishte mesazh se më përpara ishte edhe në Bosnje dhe Serbi, ku situata është më e brishtë. Ndërkaq, nuk ka takuar dikë tjetër, asnjë njeri të kabinetit të Kurtit pasi nuk është në Kosovë. Është e çuditshme se si kryeministri i vendit të mos jetë i pranishëm kur shefi i CIA-s viziton Kosovën. Vizita e tillë e parë, e para në rang të tillë që nga pavarësia e Kosovës. Ka qenë vizitë e rëndësishme.“, u shpreh analistja.
Sipas saj, mungesa e Kurtit gjatë vizitës së Burns është një tregues se ai nuk i ka mirë punët me SHBA, ndonëse mundohet që të tregojë të kundërtën me vizitën që po bën përtej oqeanit.
“Sinjal që s’i ka punët mirë me Amerikën. Këto vihen edhe pas deklaratës bombastike të ambasadorit amerikan kur tha se kjo qeveri po lëkund themelet e partneritetit mes Kosovës dhe shtetit amerikan. Edhe pak futemi në fushatë dhe qytetarët e Kosovës duhet të kuptojnë dhe të mos përsërisin atë që kanë bërë. Ne na duhet një qeveri që ndërton marrëdhnëie, ura me shtetet mike, e zhvillon vendin e vet dhe jo një qeveri që po na izolon dhe për shkakun e saj po marrim masa dhe kritika”, shtoi Maliqi.
Ajo shtoi se me hapjen e Urës së Ibrit, rreziku për destabilizim nga pala serbe është i madh.
“Ura e Ibrit do të hapej por janë vendosur ushtarët amerikanë dhe s’mund të hapet nëse nuk do KFOR. Me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit, KFOR është absolut komponenti kryesor për sigurinë. Rreziku më i madh është se pala serbe mund të destabilizojë, rreziku vjen nga ata dhe mund të gjuajnë në anëtarët e KFOR”, u shpreh ajo.