Këshilli i Studentëve në Fakultetin Filologjik i ka suspenduar dy studente për 6 muaj nga fakulteti.
Kjo për arsye se ato kanë krijuar një grup në aplikacionin ‘Viber’ përmes së cilit ua mundësonin studentëve të departamenti të Gjuhës Angleze t’i përmirësonin notat te profesori Bekim Bejta.
Kështu ka konfirmuar për Klankosova.tv, nënkryetari i këshillit, Edon Nishori.
“Këshilli i Studentëve në Fakultetin Filologjik i ka suspenduar dy studente për 6 muaj nga fakulteti për arsye se ato krijuan një grup në aplikacionin ‘Viber’ përmes së cilit ua mundësonin studentëve të departamenti të Gjuhës Angleze t’i përmirësonin notat te profesori Bekim Bejta”, ka thënë Nishori.
Kujtojmë se më 19 korrik, profesori i Gjuhës Angleze në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Bekim Bejta, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.
Klikoni në linkun e mëposhtëm për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje.