Rozë

“Mund të ishte shumë më keq…”/ Angelina Jolie e tronditur dhe e shqetësuar për të birin që u aksidentua

By GAZETA SCANNER 1

August 08, 2024

Më 29 korrik, Pax Jolie-Pitt bëri një aksident me biçikletë elektronike, ku pësoi lëndime në kokë. Ngjarja ndodhi në Los Angeles ku ai më pas u shtrua në një spital për të marrë trajtimin e nevojshëm.

Tashmë djali i ish-çiftit të famshëm, Angelina Jolie dhe Brad Pitt, është duke u rikuperuar.

“Ai do të ketë nevojë për trajtime të mëtejshme. Megjithatë, ai ishte shumë me fat”, ka thënë një burim për “People”, duke shtuar: “Mund të ishte shumë më keq pasi ai nuk mbante helmetë.”

Pax u shtrua në spital pas incidentit të 29 korrikut, që ndodhi në një zonë të bulevardit Los Feliz.

“Angie u trondit dhe u shqetësua kur mori telefonatën për aksidentin,” shton burimi për aktoren e famshme, 49 vjeç, ndërsa theksoi se pesë fëmijët e saj të tjerë “po mbështesin Pax-in sa më shumë që munden”.