Deputetët po ngrenë alarmin pas shtimit të numrit të vrasjeve në vend. Deputetja Fatmire Mullhaxha- Kollçaku thotë për “Expose” se rastet e fundit janë një alarm që duhet të ngritët në të gjitha shkollat.
Ajo vlerëson se prej edukimit parashkollor duhet të ngritët alarmi, që mësimdhënësit përveç asaj pjesës së lëndëve që janë të detyrueshme, t’i jepet rëndësi më shumë edukimit fizik, sportiv…“Ky është një alarm që duhet të ngritët në të gjitha shkollat fillimisht, prej atij edukimit parashkollor që mësimdhënësit përveç asaj pjesës së lëndëve që janë të detyrueshme, ti jepet rëndësi më shumë edukimit fizik, sportiv”.
“Mendoj se nëse rritet numri i hapësirave për ushtrimin e sporteve të ndryshme, për frymën garuese me krijimin e ekipeve të ndryshme në sport, në masë të madhe do të ndihmonte që fëmijët që kanë energji të tepërt të akumuluar mos të kaloj në agresivitet, por përkundrazi të zbrazet në mënyrën më të mirë të mundshme duke ikur nga rrjetet sociale, dhe unë për vete nuk do lejoja asnjë fëmijë që sa të është në shkollë mos të mbaj telefon fare”, thotë ajo.
Sipas saj, mekanizmat ekzistojnë, por shton ajo, vetëm duhet të investojmë më shumë në përforcimin e mekanizmave në shoqëri që kanë mundësi deri diku që ta parandalojnë këtë dukuri, sepse këto ndodhin çdo kund në botë.
“Mirëpo çdo shoqëri duhet ta ketë një alarm kur ndodh diçka pikërisht kaq e rëndë, siç ishte vrasja e një të riu të pafajshëm në rrethana kaq të rënda”, tha ajo për “Expose”.