Sport

Muller nuk do të pensionohet

By GAZETA SCANNER 1

November 22, 2023

Thomas Muller e ka konfirmuar për mediumin gjerman “BILD”, se nuk do të pensionohet me skadimin e kontratës në qershor tek Bayern Munich.

“Definitivisht dua të vazhdoj të luaj edhe pas vitit 2024. Jam ende duke e shijuar lojën, shpresoj që kjo po vërehet.”, tha Muller.

Ende nuk është përcaktuar nëse Thomas Muller do ta vazhdojë kontratën me bavarezët pas verës së ardhshëm, apo do të ndërrojë klub.