Lajmest-slider

Muja për tërheqjen e Trustit: Është abuzim, s’ndodh as në Evropë as në botë

Vetëvendosje ka dalë sërish kundër tërheqjes së Trustit.

Deputeti i VV-së, Armend Muja, në Komision Parlamentar ka thënë se kjo praktikë nuk përdoret në asnjë vend në Evropë,

Trusti dhe kursimet janë obligim. Nuk janë opsionale. Në të gjitha vendet evropiane, Trusi është obligim. Nuk mbaj mend në Evropë ose diku në botë që pavarësisht shkallën e inflacionit, t’iu jem drejtu kursimeve pensionale. Në shumicën e rasteve janë propozuar masa fiskale ose monetare, por jo duke i prek kursimet pensionale”, ka thënë ai.

“Në vitin 2020 kishte një tkurrje ekonomike prej 5%. Konsumi në atë kohë ishte tkurrur. Dallimi atëherë dhe tash është që konsumi në Kosovë këtë vit është 22% më i lartë se konsumi i vitit të kaluar, teksa shumë më i lartë se në vitin 2020”, tha Muja.

Madje Muja tha se ky propozim, nëse propozohet, do të ketë implikime buxhetore dhe ndikime negative.

“Nuk pajtohem me mënyrën se si është bërë vlerësimi nga Ministria e Financave dhe Kuvendi për ndikimin buxhetor. Në bazë të Trustit Pensional, propozimi nënkupton tërheqjen e 594 milionë eurove”, tha Muja.

“Nëse shikohet tek mesatarja, i bjen që ata tërheqin 10 për qind tërheqin 5 mijë euro, ata që tërheqin 20 përqind, i bjen të tërheqin 4 mijë e 800 euro. Ata me 25% i bjen 3.300 euro”, theksoi ai.

Muja tha se qytetarët do të përfitonin më shumë nga rritja e pagës minimale se sa nga Trusti.

“Qeveria ka propozuar disa iniciativa që janë propozu. Një prej atyre është rritja e pagës minimale. Nëse vërtetë dëshironi t’i ndihmoni ata që kanë rroga të vogla, atëherë do të ishte rritja e pagës minimale”, tha Muja.

Propozimet e tilla janë abuzim. Nuk ka të drejtë asnjë deputet që ta vjedhi të ardhmen dhe t’i tërhek kursimet e pleqërisë. Ato nuk janë opsionale, janë të detyrueshme”, tha Muja në fund.