Lajme

Muja mat fjalët kur pyetet për “shpërthimin” e Osmanit: Ka vend për të diskutuar shqetësimet

By GAZETA SCANNER 1

May 29, 2024

Deputeti i LVV-së, Armend Muja, nuk mendon se ka “përkeqësim kapital në raport” mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe Qeverisë së Kosovës.

Në lidhje me deklaratat e Osmanit, Muja u shpreh se “ka hapësirë” që palët të diskutojnë mbi shqetësimet.

“Presidenti është për të përfaqësuar unitetin dhe kjo nënkupton se kohë pas kohe mund të kemi pikëpamje të ndryshme për ndonjë taktikë apo strategji por e rëndësishmë është që në kuptim të raporteve, për aq sa e di unë dhe për aq sa e di nga Kurti, ekziston një nivel i respektit maksimal për institucionin e Presidentit dhe besoj që kjo duhet të vazhdoj. Diskutimet në lidhje me koordinim apo moskoordinim unë besoj që ka hapësirë që të gjitha palët të mbledhën dhe të diskutojnë se cilat janë shqetësimet por nuk shoh ndonjë përkeqësim kapital në raport.” – tha ai në “Pressing”.