Lajme

Muja i reagon opozitës: Shkuarja e prindërve me fëmijë në librari s’është maltretim, por e domosdoshme

By GAZETA SCANNER 1

August 16, 2024

Deputeti i VV’së, Armend Muja, në një konferencë për media ka folur për çështjen e teksteve shkollore. Ai ka thënë se opozita po gënjen për shpenzimet për tekstet shkollore.

“Seç ekziston një insistim i vazhdueshëm nga opozita që të gënjej me shifrat e shpenzimeve për tekstet shkollore dhe kjo fillon me u bë paksa e frikshme”, tha Muja.

“Zyrtarisht, në vitin 2023 5.7 milionë euro për tekste shkollore, që krahas vitit 2017 më e ulëta që është shpenzuar ndonjëherë.”

“Dje GP i PDK’së gënjeu në mënyrë të hapur publikun se ku do të shpenzohen 20 milionë euro. Nuk është e vërtetë që do të shpenzohen 20 milionë euro, në fakt dallimi mes vitit 2024 dhe 2023 do të jetë që në vitin 2023 janë vetëm tekste për shkollim fillor, kurse këtë vit do të jetë edhe për shkollimin e mesëm të ulët, pra do të ketë diku 212 mijë nxënës që do të përfitojnë dhe kjo shifër, sic parashihet në planifikimin fillestar, do të jetë 13 milionë ero. Përpos kësaj, në dy vite radhazi është duke alokuar një buxhet shtesë për materialet mësimore, çanta, libra, fletore”, tha ai.

Ai foli edhe për deklaratat se kjo mënyrë e furnizimit me libra është maltretim.

“Kjo mbase mund të jetë stil jetese për PDK’në dhe LDK’n. Të qenit me fëmijët para librarive është e domosdoshme në bazë të të gjitha studimeve mbi arsimit”, tha ai.