Ballina

Muhaxheri pretendon për “marrëveshje më të mëdha” mes Kurtit dhe Krasniqit përveç datës së zgjedhjeve

By GAZETA SCANNER 1

May 14, 2024

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gazmend Muhaxheri, ka komentuar takimin e kryeministrit, Albin Kurti me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqit, takim të cilin i ftuar ishte edhe kryetari i kësaj parti, Lumir Abdixhiku por që e refuzoi ftesën.

Ai ka thënë se Kurti e Krasniqi janë pajtuar për datën e zgjedhjeve, teksa pretendon që ka marrëveshje edhe me të mëdha.

Kjo datë sipas tij është jo më larg se 7 korrik.

Janë marrë vesh edhe për datë të zgjedhjeve, më së largu me 7 korrik. Kur ka kësi afrimi është mundësia edhe për marrëveshje më të mëdha. Publikohet data në ditët në vijim” – ka thënë ai në Rubikon.