Pas darkimit në “Garden” mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqit, ai i pari ka kërkuar edhe takim me Kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun për t’i kërkuar votat për ta çuar vendin në zgjedhje, ka thënë Gazmend Muhaxheri i LDK-së në RTV21.
“Ka lyp edhe një takim të drejtpërdrejtë me zotëri Adixhikun për me bind me ja dhënë votat për më shku në zgjedhje. Pas darkës që e ka pas me liderin e PDK-së i është bërë edhe një kërkesë Abdixhikut për me pasë një takim të drejtpërdrejtë dhe ky i fundit ka refuzu se ne e kemi marrë një qëndrim se nuk ban me shku në këso lloj zgjedhje”, tha Muhaxheri.