Kryetari i Komunës Suharekës, Bali Muharremaj, ka thënë se gjasat më të mëdha për të bashkëpunuar me VV-në në qeverinë e ardhshme i ka LDK-ja.
Ai ka bërë me dije se partinë e Lumir Abdixhikut e sheh si më të afërt me partin e Albin Kurtit.
“Unë mendoj se më afër është LDK-ja”, ka thënë Muharrmeja në një intervistë për gazetën “Blic”.
Sipas tij, AAK-ja nuk është me VV-në.
“Shumë njerëz i dëgjoj duke thënë se AAK-ja është më afër, por jo. AAK-ja nuk është afër. Shumë afër mund me kanë LDK-ja”, ka thënë ai.