Lajme

Muhamet Hamiti për qeveritarët: Më s’mund t’i quash as praktikantë

By GAZETA SCANNER 1

June 30, 2022

Profesori universitar dhe funksionari i LDK-së, Muhamet Hamiti ka kritikuar qeverinë Kurti.

Ai ka thënë se qeveritarët e Qeverisë Kurti s’mund t’i quash më as praktikantë, ngase sipas tij, ata i kanë bërë një vit e gjysmë në qeveri.

“Ndoshta diletantë dhe të paaftë mund t’i quash”, ka thënë ai në Pressing.

Sipas Hamitit, Vetëvendosje ka besuar që për fitoren e saj është gëzuar e tërë bota, duke aluduar se ekzaltimi i fitores nuk e ka lëshuar ende.

Ai ka thënë se qeveritarët duhet të jenë “shërbestarë”, teksa ka kritikuar qeveritarët për arrogancë.

Gjithashtu, Hamiti ka thënë se karakteristikë e kësaj qeverie kanë qenë punësimet nepotike dhe politike.