Sport

Muçi realizon dhe Rashica asiston në fitoren e Beshiktashit

By GAZETA SCANNER 1

April 19, 2024

Beshiktashi ka shënuar fitore ndaj Ankaragucu, me rezultat 2-0, në kuadër të xhiros së 33-të të Superligës së Turqisë në futboll.

Golin e parë në ndeshje e ka shënuar sulmuesi i Shqipërisë, Ernest Muçi, në minutën e 18′, me një gjuajtje të bukur nga jashtë 16-metershi. Me këtë rezultat u krye pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, në skenë doli sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica, i cili asistoi në minutën e 67 për Jackson Mulekan.

Beshiktashi pas fitores renditet në vendin e katërt me 51 pikë të grumbulluara.