Lajme

MPJD-ja refuzon kërkesën për vizitë të ministrit serb, Dejan Ristiq

By GAZETA SCANNER

December 25, 2024

Qeveria e Kosovës ka refuzuar kërkesën e ministrit serb për Informacion dhe Telekomunikacion, Dejan Ristiq, për të vizituar Kosovën. Siç raporton Radio Evropa e Lirë, ky veprim vjen si përgjigje ndaj vendimeve të ngjashme nga autoritetet serbe.

Qëndresa Fazliu, përfaqësuese e Zyrës për Komunikim në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka thënë për REL se ky vendim lidhet me pengesat e vazhdueshme që Beogradi ka vendosur ndaj përfaqësuesve të lartë të institucioneve kosovare.

“Ky vendim vjen pas veprimeve të Qeverisë së Serbisë për refuzimin e lejimit të vizitave të shumicës së përfaqësuesve të lartë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, veçanërisht të vizitave që synohen të kryhen në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, qëndrim ky që është ashpërsuar edhe më shumë gjatë muajve të fundit dhe në kundërshtim me Marrëveshjen e Brukselit për vizitat zyrtare”, tha Fazliu.