Rozë

Mozzik tregon për herë të parë se vuan nga ky çrregullim

Në përgjithësi, shëndeti ynë mendor përballet me sfida të shumta, dhe ankthi është një nga më të mundimshmet prej tyre. Ankthi ka prekur miliona nëpër botë që nga kohërat e lashta, dhe vijon të prekë miliona të tjerë. Çdo ditë e më shumë njerëzit po vuajnë nga problemet e shëndetit mendor. Personazhe të shumta publike kanë ndarë me ndjekësit eksperiencat e tyre të vështira me këto çrregullime të mënyrë që tu vijnë sado pak në ndihmë.

Së fundmi, Mozzik ka zbuluar mbrëmjen e djeshme në rrjetet sociale se vuan nga ankthi, i konsideruar si “sindroma e shek.XXI”. Përmes dy postimeve në Instastory ai ka lënë të kuptohet se nuk ka arritur t’i shpëtojë këtij çrregullimi që po prek gjithnjë e më shumë njerëz. “Është e trishtë sepse ankthi nuk më lë t’i shijoj gjërat aq sa duhet në këtë moshë. Le të themi se dhe ankthi im ka ankth”- shkruhet në postimet e rishpërndara prej tij.