Sport

Mourinho tregon prapaskenën: Refuzova kombëtaren e Portugalisë dhe klubet arabe për të qëndruar te Roma

By GAZETA SCANNER 1

April 25, 2024

Në një intervistë për “Telegraph”, Jose Mourinho tregon se ka refuzuar oferta të rëndësishme për të vazhduar aventurën e tij në Colosseum.

“Miqtë e mi, familja ime dhe agjenti im më thanë të largohesha pas finales së Europa League vitin e kaluar, por ndjeva se duhej të rrija ende te ky klub, dhe gjithashtu refuzova oferta të rëndësishme si Arabia Saudite dhe kombëtarja e Portugalisë për të qëndruar te Roma.

E ardhmja? Kam ende një karrierë të gjatë përpara, jam 61 vjeç, nuk mendoj se pensionohem në 65. Nuk është çështje klubi, e vetmja gjë që dua është që objektivat të përcaktohen nga të gjithë në kohën e duhur, nuk mund të shkoj në një klub ku, vetëm për shkak të historisë sime qëllimi të jetë që të fitoj menjëherë një titull.

Duhet kohë dhe investim në skuadër për ta bërë këtë”, është shprehur “The Special One”.