Home Sport Mourinho assesi të gjejë formulën për ta mposhtur ekipin që kishte humbur nga FC Prishtina

Mourinho assesi të gjejë formulën për ta mposhtur ekipin që kishte humbur nga FC Prishtina

0
Mourinho assesi të gjejë formulën për ta mposhtur ekipin që kishte humbur nga FC Prishtina

Roma e Jose Mourinhos u mposht në udhëtim nga ekipi norvegjez, Bodo/Glimt 2:1, në kuadër të çerekfinales së Europa Conference Leagues.

Bodo/Glimt shënoi fitore me përmbysje, pasi ishte duke u mposhtur në pjesën e parë

Kjo ishte hera e tretë që Mourinho përballet me Bodo/Glit këtë sezon, duke humbur dy herë dhe barazuar një.

Në ndeshjen e parë të fazës së grupeve në Conference League, Roma ishte mposhtur 6:1 nga norvegjezët.

Kujtojmë se në kualifikimet për Conference League, FC Prishtina e kishte mposhtur Bodo/Glimt me rezultat 2:1 në “Fadil Vokrri, por megjithatë ishte mundur 2:0 në Norvegji, duke u eliminuar.

Exit mobile version