Disa anëtarë të familjes së këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Ora, këto ditë kanë vizituar Shqipërinë.
Përkatësisht, prindërit e saj, Vera dhe Besniku, dhe motra e saj, Elena, kanë kalaur disa ditë të mira pushimi fillimisht në shtëpinë e tyre në Ulqin, e më pas në disa destinacione të ndryshme në Shqipëri.
Motra e Ritës, e cila njëherësh shërben edhe si menaxherja e saj, Elena Ora, ka vizituar edhe Bashkinë e Tiranës, përkatësisht zyrën e kryetarit Erion Veliaj, ku është e ekspozuar një veshje e motrës së saj.
Bëhet fjalë për një jelek dhe fustanellë të punuar me motive kombëtare, të cilën Rita Ora e kishte veshur në klipin e saj “Bang” në shkurt të vitit 2021.