Lajme

Moti sot me shi e borë

By GAZETA SCANNER 1

November 29, 2023

Sot (e mërkurë) në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se vranësirat parashihen të sjellin reshje shiu, e në viset e larta reshje bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius.