Lajme

Moti sot: Me diell, temperaturat deri në 33 gradë celsius

By GAZETA SCANNER 1

July 09, 2024

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës, ka njoftuar se edhe e marta do të jetë goxha ditë e nxehtë.

Sipas IHMK-së, moti do të jetë me diell dhe temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15 dhe 18 gradë Celsius.

Ndërkaq ato maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29 dhe 33 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi jugperëndimit me shpejtësi 1-2m/s.