Një person është detyruar të shkoj në spital si pasojë e një mosmarrëveshje në trafik. Rasti sipas Policisë së Kosovës ka ndodhur në Prishtinë. Ndërkaq personi tjetër, i dyshuar për përfshirje në rrahje është arrestuar. Që të dy, me vendim të prokurorit do të ndalohen për 48 orë.
Njoftimi i plotë: Prishtinë 04.12.2023-12:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti, dyshohet pas një mosmarrëveshje në trafik, është përfshirë në rrahje me ankuesin mashkull kosovar, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Ankuesi është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa me vendim të prokurorit, masa e ndalimit (për 48-orë) u shqiptohet të dyshuarit dhe ankuesit. Rasti duke u hetuar.