Lajme

Mosmarrëveshja rreth pronës përfundon me përleshje fizike, tre persona arrestohen në Arllat të Drenasit

By GAZETA SCANNER 1

April 15, 2024

Tre persona janë arrestuar mesditën e së dielës në Arllat të Drenasit pasi të njëjtit ishin përleshur fizikisht në mes veti.

Deri të rrahja ka ardhur pas një mosmarrëveshje rreth pronës të lagjja Bytyqi në Arllat.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes të një pompë e derivateve rrugës për Malishevë dhe është marrë me rastin.

Sipas policisë, në vendin e ngjarjes është konfiskuar edhe një pushke gjuetie.

Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje ndërsa është hapur rast për lëndim trupor, kanosje dhe armëmbajtje pa leje.