Profesori Milazim Krasniqi ka dalë me një reagim pasi që ende s’është hapur Ura e Ibrit për qarkullim të automjeteve ndonëse nga Policia e Kosovës është thënë thënë të jetë “çështje kohe” ndërsa nga Ministria e Pushtetit Lokal se hapja bëhet “këtë verë”.
“A e çelen këta qeveritarët e Albinistanit Urën e Ibrit? Jo a? Ani bre, me rëndësi që e kanë kuptue që asht e mbyllun”, shkroi Krasniqi në Facebook.