Lajme

“Moscertifikimi i Listës Serbe e fuqizon atë para zgjedhjeve”, Deda: S’ka ligj që e përjashton

By GAZETA SCANNER

December 24, 2024

Opinionisti Ilir Deda tha se veprimi për moscertifikim të Listës Serbe në KQZ, vetëm se është forcuar ky subjekt politik i serbëve të Kosovës.

Në Rubikon të Klan Kosovës, ai tha se kjo po bëhet me vetëdije apo pa vetëdije.

“Kryeministri tha se nuk e shohim Listën Serbe që është organizatë terroriste. Këtë unë e kam parë si një lloj… herën e kaluar kur kemi diskutuar për këtë subjekt, njëjtën unë po e shoh, ndoshta pa vetëdijshëm, por është prapë veprim që e forcon Listën Serbe te popullata serbe në prag të zgjedhjeve”.

“Popullata serbe në Kosovë, këtë qeveri e sheh shumë larg, dhe është shumë negative ndaj qeverisë së Kosovës. Në sytë e tyre, Lista Serbe vetëm mundet me u forcu, sepse po e godet një qeveri të cilën edhe ashtu këta nuk po e donë. Ne të gjithë e dimë se Lista Serbe do të marrë pjesë në zgjedhje, sepse nuk ka ligj i cili mund ta përjashtojë nga zgjedhjet e 9 shkurtit”, deklaroi Deda.