Lajme

“Mos punoni kundër mediave…Miss Gjyshja”: Ermal Panduri kapet keq me Valon Ramadanin e VV-së

By GAZETA SCANNER 1

July 15, 2024

Moderatori Ermal Panduri ka debatuar ashpër me deputetin e VV-së, Valon Ramadanin.

Kjo krejt pas miratimit të Projektligjit për Komisionin e Pavarur të Mediave, që ka nxitur reagime të shumta në Kosovë.

Panduri e ka lutur deputetin e VV-së të mos punojnë kundër mediave.

“KPM-ja monitoron në sistemin e digjitalizum hin play, stop, pause. Në botë që me një pullë ndreqen. Sepse nuk i ndjek trendet. Miratojeni një buxhet më të madh. A ki çështje të monitorimit të mediave me softuer? Me 300 euro buxhet, ka softuer mujor që monitorojnë. Punoni për mediat, mos punoni kundër mediave. Miratojeni ligjet që hyjnë në dobi të mediave, iu lus, iu lus, iu lus”, tha Panduri.

“Ato media të cilat do të mund nesër të monitorohen janë edhe ato që do ta përcjellnin Miss Gjyshen”, tha më tutje Panduri.

“KPM-ja kërkon me rrit stafin. Tjerat asnjë nuk e kanë bërë. Janë mediat, veç po e harroni edhe qytetarin, edhe na punojmë për ta. Aty kom kallëxu që është SuperGjyshja. Kjo ka qenë prej PDK-së. E kanë përdorë ata”.