Shëndeti

Mos i vendosni lëkurës asgjë që nuk mund ta konsumoni!

Bota po lëviz shpejtë drejt trendeve ku modernia dhe natyralja po formësojnë një gjeneratë që di të kujdeset për veten, që di të ushqehet shëndetshëm dhe di të kultivojë të bukuren BIO.

Kompania DBotanical ka ditur të ecë me hapin e kohës, duke u kthyer në një histori suksesi në Kosove dhe përtej saj.

Nutricionistja Diola Dosti që prej majit 2019 ka nxjerrë në treg linjën e parë kozmetike natyrale me prodhime vendore të Kosovës të certifikuara 100% organike. Ky biznes, përveçse ka në themel të vetë përkujdesin, të bukuren, natyralen dhe jetesën e shëndetshme BIO, ai është promotor zhvillimi për 50 familje shqiptare nga zona e Shashkovc e më gjerë, që kultivojnë bimë organike në Kosovë. Produktet unikale të përpunuara handmade më shumë dashuri nga banorët e kësaj zone ekskluzivisht për formulën e DBotanical, përbëjnë një risi në përkujdesjen dhe trajtimin e lëkures, duke e vendosur Kosovën një hap përpara në rajon në këtë drejtim. 

Përveç kremit  BIO ushqyes për lëkuren, i mundshëm në dy përdorime për ditën dhe natën, kompania DBotanical ka zgjeruar gamën e produkteve për kujdesje, duke nxjerrë së fundmi në treg  edhe sapunin me qumësht dhie dhe bimët e certifikuara organike.

Kompania synon që së shpejti të jetë prezent në treg me një sërë produktesh organike jo vetëm në fushën e përkujdesjes dhe kozmetikes, por edhe në fushën e të ushqyerit sa më pranë natyrales, si e vetmja mundësi për të kultivuar një jetesë të shëndetshme në krahë të gjeneratës BIO.

DBotanical është zgjidhja!

Kontaktet: DBOTANICAL – Bio Healthy Food & Bio Healthy Line

Facebook dhe Instagram: Mësimet e Dioles , Dbotanical