E në fshatin Kçiq i madh në komunën e Mitrovicës gjatë vitit 1885 është ndërtuar çeshmja e parë e fshatit e cila shërben tashmë e sa vite për furnizim me ujë. Ndërkaq banorët e fshatit po kërkojnë që monumenti të futet në grupin e monumenteve nën mbrojtje.
U ndërtua 137 vite më parë në fshatin Kçiq i madh në komunën e Mitovicës.
Sefedin dhe Eshref Beka u nisën me idenë që ta lënë çeshmën kujtim në fshatin e tyre.
Por duke mos e lënë anash edhe idenë për furnizimin e bollshëm me ujë për njërëzit dhe shatzët e fshatit.
Edhe sot familjarët dhe bashkëfshatarët e dy vëllezërve i kujtojnë derisa flasin për këtë vepër të tyre.
“Kjo ka shërbye për krejt katundin kjo fushë këtu krejt ka marrë ujë pra krejt puntorët, ka edhe për shtazë që janë furnizu me ujë si dhe për udhëtarët që kanë ardhë nga Vushtrria janë ndal kanë pi ujë dhe kanë pushu”, thotë nipi i Sefedin Bekës, Refik Beka.
“Për këtë me fol me muaj kemi cka flasim edhe tash eka karakterin e vet po e ka pas edhe përpara krejt kjo fushë dhe njerëzit që kanë kalu kanë marrë ujë me bure nga kjo çeshme”, thotë Vehbi Beka, nipi tjetër i Sefedin Bekës.
Në një guri të thjesht në çeshmen e vitit 1885 u vizatuan figura të ndryshme e që Fatmir Salihu, kryetar i fshatit tregon kuptimin e tyre.
“Këto figura simbolizojnë aspektin fetar, sepse vet punëkryerësi ka qenë vetë mysliman si edhe ne të Kçiçit, pra eka gravu në një guri të thjesht xhaminë, minaren dhe shenjën e Hënës e që simbolizojnë fenë myslimane islame”, theksoi kryetari i Këshillit të fshatit Kçiq i Madh.
Tutje ai tregon se Komuna e Mitrovicës u ka premtuar që monumenti do të futët në grupin e monumenteve nën mbrojtje, por nuk është ndërmarrë asgjë.
“Më kanë premtu që qeshmen këtu dhe një tjetër lartë me i shti në mbrojtje trashëgimore kulturore të Mitrovicës ose Kosovës”, shtoi ai.
Ndryshe, sikurse kjo çeshme në këtë fshat ka edhe të tjera të cilat janë ndërtuar vite më parë e që për restaurimin e tyre janë kujdesur vetëm familjarët. /Tëvë1/