Video/Foto

Momenti zhgënjyes/ I riu i propozon të dashurës për martesë në stadium, ajo refuzon dhe largohet me vrap!

Ndër momentet më të bukura dhe të veçanta për shumë çifte është edhe propozimi për për martesë. Por jo gjithmonë gjërat shkojnë sipas parashikimeve dhe pritshmërive tona.

Diçka e ngjashme i ka ndodhur një të riu në SHBA, i cili teksa i propozoi të dashurës për martesë, është përballur me refuzimin e saj.

Ai kishte vendosur që t’i propozonte të dashurës në stadiumin e mbushur plot me tifozë të Massachusetts teksa po luhej një ndeshje bejsbolli, por përgjigja që ka marrë e ka befasuar.

Ai shihet duke u ulur në gjunjë dhe me unazën në dorë i propozon për martesë të dashurës. Por ajo nuk ka pranuar dhe është larguar menjëherë nga stadium. Më pas i riu vrapon dhe largohet edhe ai gjithashtu, i zhgënjyer totalisht.

https://www.youtube.com/embed/bCCbdAEiyFE