Lajme

Molliqaj: Qeveria sponsorizon “fake news” përmes profileve fallce, VV sponzorizon ligje që duan kontrollin e mediave

By GAZETA SCANNER 1

May 03, 2024

I pari i PSD-së Dardan Molliqaj ka reaguar pas raportit të fundit të “Reporterëve pa Kufij” Kosova ka rënë 19 poozita më poshtë për vitin 2024, sa i përke lirisë së mediave.

Mollqaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka renditur disa fakte se si Qeveria Kurti sillet me mediat.

“Pushteti nuk del në intervista. Është i mbyllur. Nuk komunikon. Pastaj ankohet për informimin e mediave.Pushteti nuk kthen përgjigje në pyetje. Ministrat iu ikin pyetjeve. Sigurimi i largon gazetarët. Partia në pushtet sponsorizon ligje që duan kontrollim të mediave. Ministritë u japin subvencione pseudogazetarëve”, ka shkruar Molliqaj ndër të tjera.

Postimi i tij i plotë:

Kosova degradon edhe në lirinë e mediave.

🔸Pushteti sulmon mediat në çdo komunikim publik. 🔸Pushteti nuk del në intervista. Është i mbyllur. Nuk komunikon. Pastaj ankohet për informimin e mediave. 🔸Pushteti nuk kthen përgjigje në pyetje. Ministrat iu ikin pyetjeve. Sigurimi i largon gazetarët. 🔸Partia në pushtet sponsorizon ligje që duan kontrollim të mediave. Ministritë u japin subvencione pseudogazetarëve. 🔸Qeveria sponsorizon fakenews permes profileve fallce.

Ne duhet të luftojmë si qytetarë që ta pamundësojmë kontrollin e qeverisë mbi të drejtat tona.