Lajme

Molliqaj për opozitën: Abdixhiku do të jetë humbësi më i madh elektoral – Hamza ka zero ndikim

By GAZETA SCANNER 1

June 20, 2024

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, i ka kritikuar dy partitë më të mëdha opozitare në vend, PDK-në dhe LDK-në.

Ai në “Debat Plus” tha se në zgjedhjet e ardhshme qendrore, Lumir Abdixhiku do të jetë humbësi më i madh elektoral.

“Lumir Abdixhiku do jetë humbësi më I madhi elektroral, jo pse s’don e s’din, por po garon me një logjikë naïve absolute, ai po mendon që t’i ngjajë VV-së, të sillet mirë, ta votojë Vjosën, të mos dukem që bashkëpunoj me PDK e AAK, e më kthehet votuesi. Nuk ekzistojnë këto relacione votues parti”, tha ai.

Kurse për kandidatin e PDK-së, për kryeministër Bedri Hamzën, Molliqaj tha se sondazhet tregojnë se ka zero ndikim.

“Nëse i këqyr kë e livdojnë më së shumti, ka të ngjarë Lumirin e Hamzën. A e di sa është rezultati i kandidimit të Hamzës për PDK-në, është zero”, tha ai.