Ballina

Molliqaj pas deklaratave të Kurtit e ministrave të tij rreth urës së Ibrit: A me koordinim a pa koordinim?

By GAZETA SCANNER 1

September 14, 2024

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj i ka reaguar Qeverisë Kurti në lidhje me deklaratat rreth hapjes së Urës së Ibrit.

Kryeministri Albin Kurti para pak ditësh deklaroi se po i presin QUINT-in dhe KFOR-in për të marrë vendimin.

Ndërkohë, ministri Elbert Krasniqi deklaroi se ura do të hapet vetëm në koordinim me KFOR-in.

Në anën tjetër, kryediplomatja Donika Gërvalla tha se “po bëhen gati kur të është më e përshtatshme”.

Kështu, Molliqaj ka pyetur: “A me koordinim a pa koordinim?”.