Lajme

Molliqaj: Pagat vonohen për shkak të tekeve të Muratit, FSK-së i “harrnohet” sigurimi i bukës

By GAZETA SCANNER 1

September 30, 2024

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka reaguar pas dështimit për të ekzekutuar sot pagat për zyrtarët publikë dhe skandalin në FSK ku kontrata që i skadoi operatorit të deriatëhershëm më 30 shtator, e ka lënë FSK-në pa një operator tjetër që do të siguronte ushqimin.

Nëpërmjet një reagimi në Facebook, Molliqaj tha se vonesat në procesimin e pagave të zyrtarëve publikë erdhi si pasojë e “tekeve të Hekuran Muratit”.

Në anën tjetër, sa i përket skandalit lidhur me sigurimin e ushqimeve për FSK-në dhe zgjidhjen e përkohshme me ushqime nga mensa e studentëve, ai e ka quajtur “harrnim”.

Postimi:

Lajmi i ditës

❌ Punonjësve të administratës iu vonohen pagat për shkak të tekeve te Hekuran Muratit. Pritet ‘harrnimi’ i situatës.

❌ Ushtarët e FSK janë pa bukë. Ushqimi i tyre do të “harrnohet” nga kuzhina e menzës së studentëve.