Lajme

Molliqaj: Kryeministri dhe kryetari i Asociacionit do të kenë disa kompetenca të barabarta

By GAZETA SCANNER 1

August 17, 2023

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se nëse themelohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe, kryetari i tij do ketë kompetenca të barabarta me kryeministrin e Kosovës.

“Mundem të them që keni me lexu kompetenca të barabarta të kryeministrit dhe kryetarit të Asociaionit… leximi jonë është që Kurti e ka pranu, jemi në fazën e pranimit… ”, ka thënë ai.

Tutje Molliqaj ka thënë se drafti për Asociacionin i propozuar për Qeverinë e Kosovës nga ShBA në përmbajtje është i njëjti me propozimin e Edi Ramës.

“Nga ajo që unë kam lexu, nuk e di a është zyrtari, drafti i Asociacionit e kam lexu atë që e kanë dërgu amerikanët në Qeverinë në Kosovës dhe atë që e ka dorëzu Edi Rama nëë… është i njëjti, sipas meje është i njëjti. E kam lexu një version por informatat që i kam thonë se është i njëjti… Të dyat sipas informatës sime”, tha ai.

Molliqaj u shpreh se korniza e dialogut në Bruksel e ka në qendër Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, të cilin sipas tij kryeministri Albin Kurti e ka pranuar.

“Korniza e dialogut të Brukselit në qendër e ka Asociacionit, marrëveshja e Brukselit dhe Ohrit po ashtu e kanë në qendër, të dyjat i ka pranu Albin Kurti. Tani janë dy shpjegime se çfarë ka ndodhur… tani jemi në fazën ku dy lexime janë aktuale, njëri prej tyre është që mos me zbatu marrëveshjen që e ka pranu, nëse është kështu e mbështes, nëse e pranon do më ketë kundërshtar. Leximi jon është që ai i bën këto veprime për me shty sa më shumë që mundet kornizat që iu kanë vendos”, tha ai.