Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se me miratimin në lexim të dytë të Ligjit për Zyrtarët Publik, kapja e shtetit prej kryeministrit Albin Kurti u jetësua sot.
Molliqaj përmes një postimi në Facebook, tha se tendencat autoritare asnjëherë nuk vetëmjaftohen, e që sipas tij, Kurti nuk do të ndalet me kaq.
“Kapja e shtetit është e rrezikshme prej kujtdo që kapet. E këtë lloj kapje që është e hapur dhe e shkruar, e kemi paralajmëruar para shumë viteve si mënyrën e veprimit të Albin Kurtit. Atë sot, për fatin tonë të keq, e gjeni në frymën dhe përmbajtjen e këtij ligji”, është shprehur ai.
Poashtu, ai tha se Kurtit tani i duhet një opozitë e fortë dhe jo konstruktive.
Postimi i plotë: