Lideri i PSD-së, Dardan Molliqaj ka reaguar ne lidhje me zhvillimet e fundit për gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale. Molliqja tha se “heshtja përballë padrejtësive të Speciales na bën edhe neve fajtorë dhe se do të gjykohemi nga brezat e ardhshëm”.
Tutje kreu i PSD-së thekson se, ‘sot, nesër, historia dhe brezat e ardhshme do na gjykojnë ne për heshtjen tonë, por për dallim nga UÇK-ja, ne, po nuk e ngritëm zërin për t’i mbrojtur vlerat, simbolet dhe përpjekjen për liri, e meritojmë gjykimin tonë’.
Shkrimi i plotë:
“Çfarë kohë janë këto, kur një bisedë për lisa është thuajse krim, sepse nënkupton heshtjen për kaq shumë padrejtësi.”, shkruante Bertolt Brecht.
Të heshtim sot, kur padrejtësia speciale përndjekë e gjykon çlirimtarët tonë, na bën edhe ne fajtorë. Nëse jo sot, nesër, historia dhe brezat e ardhshme do na gjykojnë ne për heshtjen tonë, por për dallim nga UÇK-ja, ne, po nuk e ngritëm zërin për t’i mbrojtur vlerat, simbolet dhe përpjekjen për liri, e meritojmë gjykimin tonë.
Nesër do të jetë vonë! Është obligim i secilit të mos heshtë, sot dhe tash, ballë padrejtësisë ndaj historisë tonë.
Njollosja e luftës çlirimtare është çrrënjosje e të ardhmes tonë nga themelet tona; është shkëputje nga historia e rezultati do jetë një e ardhme e padefinuar plotë pasiguri dhe si top i politikave rajonale e ndërkombëtare.
Sot jemi të lirë, sepse për të luftuan ata që sot po dënohen padrejtësisht. Edhe çlirimtarët meritojnë liri.