Ballina

Molliqaj: Dërgimi i draftit të Asociacionit në Kushtetuese do të ndodhë

By GAZETA SCANNER 1

May 07, 2024

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, beson se draft-Statuti i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe do të dërgohet për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Për bindjen time dërgimi i draftit në Kushtetuese do të ndodhë. Asnjë prej marrëveshjeve që i ka pranu Kurti deri në ditën e fundit s’i kemi ditë. A do ta zbatojë para Këshillit a pas Këshillit ka rëndësi kohore por përmbajtësore ka zero, krejt procesi i negocimit që ka ndodh ka qenë i lidhur veç me përmbajtjen e statutit”, tha Molliqaj në Pressing.