Botë

Mohammed Mustafa emërohet Kryeministër i Autoritetit Palestinez

By GAZETA SCANNER 1

March 14, 2024

Mohammed Mustafa është emëruar si Kryeministër i Autoritetit Palestinez.

Emërimi i Mustafas vjen më pak se tre javë pasi paraardhësi i tij, Mohammed Shtayyeh, dha dorëheqjen, duke përmendur nevojën për ndryshim pas sulmit të Hamasit të 7 tetorit që shkaktoi luftën me Izraelin në Gaza.

69-vjeçari tani përballet me detyrën për të formuar një qeveri të re për Autoritetin Palestinez, i cili ka fuqi të kufizuara në pjesë të Bregut Perëndimor, shkruan France24.

Këtë vendim e ka mirëpirut edhe sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, i cili tha se formimi i një qeverie të re palestineze për Bregun Perëndimor dhe Gaza, është një nga elementët jetik për një paqe të qëndrueshme.

“E mirëpres emërimin e Mohammad Mustafa si Kryeministër i Autoritetit Palestinez.Formimi i një qeverie të re palestineze për Bregun Perëndimor dhe Gazën, i shoqëruar nga një paketë mbështetëse ndërkombëtare, është një nga elementët jetik për një paqe të qëndrueshme”, është shprehur Cameron.